Pas 6 vitesh, tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit pritet të hapet nesër (14 mars). Në prag të përurimit të tij, kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje të tunelit i cili do të jetë nesër i hapur për qarkullimin e mjeteve.

Rama shkruan se Dibra tashmë do të bëhet lagjia e gjelbër e Tiranë.

“Gati. Nesër Dita e Verës shkon edhe në Dibër dhe Dibra bohet lagjja e gjelbër e Tironës”, shkruan Rama krahas fotos.