Në konferencën e tij të radhës për mediat, kreu i PD-së Sali Berisha, premtoi se do të zgjidhë çështjen e pronave nëse do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 11 majit.
Është një premtim që ai e ka përsëritur disa herë kohët e fundit, por që e ka bërë edhe 20 vite më parë. Ndërkaq, në hapësirën e këtyre 20 viteve, Berisha ka patur dy mandate radhazi si kryeministër, kohë e mjaftueshme për t’i dhënë zgjidhje problemit të pronave, por që nuk e bëri kurrë.
Për më tepër, ndiqni videon e përgatitur nga TemA dhe premtimin e pambajtur të Berishës në , mars të 2005 dhe 20 vjet më pas, në mars 2025.