Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Policia e qytetit të Beratit i ka dhuruar lule vajzave dhe grave.
Siç duket edhe nga pamjet e publikuara Rrugorja e Beratit teksa janë në krye të detyrës u dhurojnë edhe nga një lule shofereve apo pasagjereve që ndodhen në makinë.
“Gëzuar 8 Marsin nga Policia Rrugore e Beratit
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, punonjësit e Policisë Rrugore në DVP Berat organizuan një aktivitet të veçantë, duke shpërndarë lule në qytet për drejtueset e mjeteve, si një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për rolin e tyre të rëndësishëm në shoqëri.
Urime 8 Marsin! Urojmë që kjo ditë të jetë një moment vlerësimi dhe reflektimi për kontributin, forcën dhe rolin e pazëvendësueshëm të grave në familje, shoqëri dhe çdo fushë të jetës”, shkruhet në faqen zyrtare të Policisë së Beratit.