Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u shfaq dje në media me shenjën e kryqit në ballë. Në artikuj të ndryshëm shkruhet se edhe pse fillimisht paraqitja e tij u duk e çuditshme, tani ajo ka një shpjegim. Tradita e krishterë dikton që “të mërkurën e hirit”, një prift spërkat me hi kokat e besimtarëve ose të bën kryqin mbi ballin e tyre me hi.

Në traditën e krishterë, spërkatja e hirit nënkupton pendimin dhe gatishmërinë për një jetë të re. Prindërit e Marco Rubios emigruan nga Kuba në Shtetet e Bashkuara në vitin 1956, dy vite para se Fidel Castro të vinte në pushtet. Ata u bashkuan me Kishën Mormone ndërkohë, mediat katolike në SHBA raportojnë se ata më vonë u larguan nga Kisha Mormone me nxitjen e djalit të tyre dhe përafuan katolicizmin. Rubio vetë u martua në Kishën Katolike, por më vonë u bë anëtar i një kishe ungjillore me gruan e tij.