Dita e 8 Marsit në të gjitha komunitetet e Tiranës ka kaluar në përjetime të ndryshme. Nga bashkëshortët që janë parë me lule në duar për gratë e tyre, nga djemtë për nënat e dashura dhe nga institucionet që kanë respektuar atributet e kësaj dite me vlerë.

Një ndjesi të veçantë në komunitet kanë dhënë dhe të rinjtë socialistë të Laprakës, një zone që prej vitesh është identifikuar si konservatore, ku djem dhe vajza kanë shpërndarë lule për gratë dhe vajzat në shenjë simbolike të kësaj dite.

Midis të tjerash qytetarët i kanë falenderuar si një shembull i mirë për komunitetin.