Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, ka deklaruar se marrëveshja mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes është një marrëveshje e mirë. Mesiç tha për “Gazeta Expres”, Mesiç tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, s’ka pse shqetësohet pasi marrëveshja në mes të këtyre tri shteteve është për mbrojtje. Marrëveshja e arritur në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes ka marrë shumë vëmendje dhe ka nxitur reagime të shumta, sidomos në Serbinë e Aleksandër Vuçiç. Ka qenë vetë kreu i shtetit serb që i ka dhanë dramë gjithë ngjarjes.

Duke folur në Bruksel pas takimit me Sekretarin e NATO-s, Vuçiç kishte bërë përpjekje për ta paraqitur marrëveshjen si një zhvillim kundër Serbisë. Ndërkohë që Ministria e Puënve të Jashtme e Serbisë kishte thënë se do t’iu kërkonte llogari Kroacisë dhe Shqipërisë për këtë marrëveshje me Kosovën. “Është situatë e vështirë për ne, por ne e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Dhe, ne do ta ruajmë vendin tonë, do t’i pengojmë ata dhe gjithmonë do ta mbrojmë me sukses nga çdo agresor i mundshëm, qoftë edhe një agresor kaq i fuqishëm”, ka deklaruar Vuçiç për gazetarët në Bruksel më 19 mars.

Sipas Mesiç, marrëveshja në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe është marrëveshje e mirë dhe mund ti’i bashkohen edhe shtete të tjera. “Marrëveshja e mbrojtjes së Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë është e mirë, me mundësinë që edhe vende të tjera të bashkohen”, ka përfunduar ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç.

Ndaj reagimeve të Serbisë për marrëveshjen kanë reaguar edhe krerët e shtetit kroat. kryeministri Andrej Plenkovic ka thënë se për bashkëpunimin me Kosovën e Shqipërinë nuk e pyesin Serbinë.