Kandidatja më e re e listës sē PS në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi duket se ka vendosur të mos i ndahet më Gaz Bardhit, pas akuzave që ky i fundit bëri ndaj saj pak ditë më parë. Kësaj radhe nga Athina ku ka marrë pjesë në mitingun e madh të organizuar nga PS me emigrantët ne Greqi, Çaushi i është drejtuar sërish Bardhit me ironi, duke i thënë se e gjithë ajo pjesëmarrje është për të. Përmes një videoje të postuar ne rrjetet sociale kandidatja 27-vjeçare e PS ironizon drejtuesit politik te PD në Fier duke i thënë se ka shkuar në Athinë për tju folur bashkatdhetarëve për të.
Pak ditë më parë ishte Gaz Bardhi që sulmoi kandidaten e re nga Roskoveci duke e konsideruar si kopjen e shëmtuar të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Pērgjigja e Çaushit nuk vonoi përmes një videoje që u bë virale ne rrjet.