Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka reaguar pasi Rusia vazhdoi sulmet e saj gjatë natës në Ukrainë. Sipas mediave të huaja, ai përshkroi detajet e sulmit dhe tha se sulmet e Rusisë në Ukrainë nuk ndalen “megjithë pretendimet e tyre propagandistike”. Me çdo sulm, Zelenskyy thotë se Rusia ekspozon “qëndrimin e saj të vërtetë ndaj paqes”.

“Falënderoj të gjithë ata që punojnë në terren dhe ndihmojnë në eliminimin e pasojave të terrorit rus”, shkroi ai në një postim në rrjetin social ‘X’.

“Falënderojmë ata që janë gjithmonë në detyrë, në krye të shpëtimit të jetëve”, shtoi ai. Sulmet erdhën pas telefonatës së Zelenskyy me Trump, ku Presidenti ukrainas tha se vendi i tij mund të punojë së bashku me SHBA-në për të arritur një “fund të vërtetë” të luftës.

“Ne besojmë se së bashku me Amerikën, me presidentin Trump dhe nën udhëheqjen amerikane, paqja e qëndrueshme mund të arrihet këtë vit”, shtoi ai.