Shumica e grupit parlamentar të Partisë Socialiste do të jetë në listën e hapur për zgjedhjet e 11 majit.
Lidhur me këtë analisti Endri Tafani i ftuar ditën e sotme në emision ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, u shpreh se kjo metodë që ka zgjedhur Rama maksimizon votën.
‘Ajo që ka bërë Rama është se maksimizon votën që vendos në vende të sigurta ata njerëz që s’kanë atë akses në terren për të mbledhur vota, dhe lë jashtë listës të tjerë që luftojnë të marrin vota dhe në këtë mënyrë ndihmojnë edhe PS që të marr vota. Kjo është një taktikë elektorale e mirë. Vota është diçka që ka lidhje me figurën politike dhe me ideologjinë. Rama e ka maksimizuar votën, për njerëzit që kanë akses në terren që do të përpiqen për vete dhe do të ndihmojnë edhe partinë’, tha ai.