Edhe kur në fushë ishte Mesi, e patën të vështirë.
Barcelona mund të jetë skuadra e dytë në Europë për numrin e trofeve të fituar, pas Realit, veçse prej 6 sezonesh nuk po sheh dot gjysmëfinalet e Championsit.

Me trofeun e fundit fituar në 2015, katalanasit vit pas viti janë eliminuar ose në çerekfinale, ose në raundin e dytë, ose edhe në grup. Tifozët shpresojnë që kjo krizë të përfundojë nën drejtimin e një trajneri gjerman si Hansi Flik.
Ekipi “blaugrana” pret sonte në shtëpi Dortmundin, një rival serioz e nënkampion I kontinentit në fuqi, ndërsa shpresat janë të mëdha.
Vendasit nuk kanë lojtarë të rëndësishëm si Olmo dhe Kasado, të dëmtuar, po ashtu portierin Ter Shtegen.
Gjithsesi, Flik, kërkon që historia të vazhdojë, ndërsa Barça është paraqitur mirë këtë sezon në Champions.
“Të gjitha duan që të jenë në pozitat tona, pra të jenë në çerekfinale të Championsit, pavarësisht se ndaj kujt luan. Ne shohim përpara, nuk duam që kjo histori të përfundojë këtu. Duam që t’i fitojmë të dyja ndeshjet, ndonëse ju e kuptoni se kjo është e vështirë. Dortmundi është ekip me cilësi dhe me besim të madh në vetvete. Ka lojtarë shumë të mirë, dhe është shumë I fortë në sulm. Na takon ta ndalojmë sulmin e tyre, dhe të shfrytëzojmë cilësitë tona”.
A ka ndonjë shans Dortmundi në Katalonjë?
Skuadra gjermane ka krizë të vërtetë në mbrojtje, dhe një nga yjet kryesorë, Zyle, nuk është në 100 për qind e nuk mund të llogaritet si titullar.
Po ashtu, të lënduar janë Sholterbek, Benselbaini dhe Zabicer, ashtu si edhe Gros apo Ostrzinski. Dy ekipet kanë luajtur tri ndeshje në Champions, nga të cilat Barça ka fituar dy dhe ka barazuar një, që të gjitha sfida në grupe.
Po ashtu, ka dy duele në finalen e Superkupës së Europës në 1997, dhe katalanasit morën trofeun me sukses 2-0 në “Kamp Nou” dhe barazimin 1-1 në “Signal Iduna Park”.
