Nga takimi në degën nr.4 në Tiranë ku bëri prezantimin e programit të qeverisjes ‘PD-Shqipëria Madhështore’, kreu i PD Sali Berisha, hodhi akuza ndaj qeverisë.

Berisha tha se qeveria në këto vite vetëm ka vjedhur taksat e qytetarëve shqiptar. Ai premtoi se nëse PD vjen në pushtet qytetarve do t’i rikthehen paratë e tyre.

‘Ne sot kemi një epërsi të madhe ndaj kundërshtarit tonë kemi një mbështetje të madhe dhe një entuziazëm të paparë më parë dhe një program që çdo orë dhe çdo ditë po pushtet zemrat e qindra dhe mijëra shqiptarëve, ky program ka si qëllim një mundësi të re për çdo shqiptar nga fëmijët për një shkollë me të mirë, tek pensionistët për një jetë më të mirë, tek të rinjtë për shkollim dhe punësim, tek bizneset për shanse të vërteta biznesi, tek punonjësit për vlerësim dhe respekt të punës së tyre. Ne do të rikthejmë paratë e shqiptarëve tek qytetarët.

I paguani taksat më të rënda kësaj qeverie, sot kemi 21 për qind të familjeve që nuk ushqejnë dot me 3 vakte fëmijët e tyre dhe pensionistë që nuk blejnë dot ilaçet e tyre dhe të rinj që kanë alternativë të vetme largimin nga vendi këto, kanë një shkak vjedhjen e taksave tuaja nga regjimi i ramës minisrtrat dhe zyrtarët e tij. Ne në 100 ditët e para do të realizojmë atë ndryshim që nuk e kanë menduar më parë. Ne do të vendosim minimum jetik 200 euro për cdo të papunë, jetim, studentë me bursë’, tha ai.