Një vajzw nga Shtetet e Bashkuara i atribuon jetën e saj ChatGPT-së, pasi ky mjet i inteligjencës artificiale i dha sinjalin për një sëmundje serioze që mjekët e kishin anashkaluar.

Lauren Bannon, që ndan jetën mes Karolinës së Veriut dhe Ishujve të Virgjër Amerikanë, filloi të përjetonte probleme në lëvizjen e gishtave në mëngjes dhe mbrëmje, në shkurt të vitit 2024. Pas disa muajsh vizitash, mjekët i thanë se vuante nga artriti reumatoid – edhe pse analizat rezultonin negative për këtë sëmundje.

E dëshpëruar për të gjetur një përgjigje të saktë, ajo iu drejtua ChatGPT-së. Chatboti i sugjeroi që simptomat e saj mund të ishin të lidhura me sëmundjen Hashimoto – një çrregullim autoimun që prek tiroiden.
Pavarësisht skepticizmit të mjekëve, Lauren këmbënguli për të kryer analizat dhe në shtator 2024 u diagnostikua me Hashimoto.
“Ndihesha e dëshpëruar dhe e pashpresë,” tha Lauren për Kennedy News and Media. “Mjekët më dukeshin sikur donin vetëm të më jepnin ilaçe dhe të më nxirrnin nga dera.”

Pas diagnozës së kancerit, ajo iu nënshtrua një operacioni për heqjen e tiroides dhe dy nyjeve limfatike. Tani, ajo do të jetë nën monitorim të vazhdueshëm për të kontrolluar rikthimin e mundshëm të sëmundjes.
Lauren beson se pa ndihmën e ChatGPT-së, kanceri mund të kishte përparuar pa u zbuluar në kohë. “Nëse nuk do të kisha përdorur ChatGPT, thjesht do të kisha marrë ilaçe për artritin dhe kanceri do të ishte përhapur në të gjithë trupin tim,” tha ajo.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë që mjetet e inteligjencës artificiale të përdoren me kujdes. “AI nuk mund të zëvendësojë ekspertizën mjekësore njerëzore,” tha Dr. Harvey Castro, një mjek urgjence dhe specialist në inteligjencën artificiale në SHBA. “Ato mund të ndihmojnë dhe të nxisin ndërgjegjësimin, por diagnoza dhe trajtimi duhet të bëhen gjithmonë nga mjekët.”