Dy partitë më të mëdha në vend, PD dhe PS kanë çelur zyrtarisht fushatën elektorale me dy takime në zemër të Kryeqytetit shqiptar.
Përveçse startin e fushatës, dy takimet kanë shenjuar edhe një dallim mes dy forcave politike, që lidhet me pyetjen se sa shpenzojnë forcat politike për evente elektorale të këtyre përmasave.
Një ditë më parë, PD u shfaq në Sheshin “Nënë Tereza”, me një skenografi masive, ledwallë gjigandë që qëndronin pas shpinës së kandidatëve. Një ditë më pas, PS u shfaq në “Sheshin Skënderbej” me një sfond shumë më modest, thjesht pemët e këtij sheshi.
Ndërkohë që Berisha fliste, nuk mungoi ndriçimi skenografik që zakonisht faturohet si shërbim prej mijëra eurosh nga kompanitë e organizimit të eventeve.
Përkundër dritave luksoze të partisë demokratike, lideri socialist u shfaq në mesditën e së shtunës, me vetëm dritën e diellit mbi kokë.
E ndërkohë që në të dy sheshet qëndronin po njësoj ulur, mbështetësit e secilës palë, mbi flamujt e partisë demokratike shkëlqenin më fort se asnjëherë tjetër dritat e ledwalleve të shtrenjta dhe skenografisë luksoze, çka është jo tipike për një parti opozitare që pretendon se “do të luftojë shpenzimet e tepruara qeveritare”.
Në ndërkohë që Sheshi Nënë Tereza u pushtua edhe njëherë nga demonstrimi i luksit opozitar, partia në mazhorancë tregoi se edhe me një logjistikë më modeste mund të organizohen fushata të mëdha.