FLetët e votimit për diasporën kanë mbërritur në Shqipëri. Shpërnadrja e fletëve për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Evropë, do të bëhet në datat 15-22 prill. Ndërsa për shqiptarët që jetojnë në kontinente të tjera, në datat 15-25 prill. Vota do të futet në 3 zarfe e më pas do të dërgohet me postë.

“Kjo procedurë duhet të zhvillohet gjatë 3 ditëve. Të gjitha votat e diasporës duhet të mbërrijnë në territorin shqiptar në orën 19:00 të 11 majit. Mbas kësaj ore, çdo votë e mbërritur do të konsiderohet e pavlefshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Greta Bullari.