Ka dalë deri nëpër gazeta se nuk është tepër i pëlqyer. Mirlind Daku mund të jetë një nga sulmuesit më të mirë të Premier Ligës së Rusisë, dhe një hero tek Rubini, por duket se nuk është aq I dashur për drejtuesit e klubeve apo opinionin në përgjithësi.
Jo më kot, mediat shkruajtën se klube si Zeniti apo Spartaku vendosën të mos përpiqeshin për ta marrë, sepse kjo nuk do të kishte qenë “politikisht korrekte” sa duhet.
Një shqiptar në ligën ruse, aq më tepër nga Kosova, duke pasur parasysh lidhjet me Serbinë, por edhe qendrimin e Shqipërisë zyrtare ndaj luftës në Ukrainë.
Duket se kjo po ndikon edhe në sjelljen ndaj Dakut në fushë. Këtë sezon, madje që nga 10 marsi e deri në 20 prill, Mirlindi ka marrë dy kartonë të kuq, diçka që nuk I kishte ndodhur kurrë më parë në karrierë.
Në mbi 250 ndeshje, në Kosovë, Kroaci dhe Rusi, ai ishte ndëshkuar vetëm me kartonë të verdhë. Papritur, ndaj Spartakut në Kazan dhe kundër Dinamos në Moskë, mori nga dy të verdhë në një ndeshje dhe si pasojë kartonat e kuq.

Mediat në Kazan protestuan duke e quajtur përjashtimin e sulmuesit kuqezi të padrejtë. Këtë përshtypje e përforcon e përditshmja kryesore sportive ruse, “Sport Ekspres”, e cila shkruan se arbitri kryesor Sergej Çeban, mori vendimin e drejtë për të verdhën e dytë pas protestave të Dakut, por thekson se arbitrat rusë tepër rrallë I marrin vendime të tilla.
Tashmë, ylli I kombëtares shqiptare do të humbasë ndeshjen e radhës në Premier Ligën ruse, në 27 prill, por kjo ndoshta do t’i bëjë mirë që të pushojë përderisa luan i dëmtuar. Deri tani, Daku ka 11 gola e 8 asistë në 22 ndeshje në elitën ruse.