Mario Mitaj ishte një nga mugesat e rëndësishme të Shqipërisë në dy sfidat e para për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Mbrojtësi shqiptar vuan nga dëmtim dhe po qendron prej disa kohësh jashtë fushave të blerta.
Në Arabi kanë zbuluar kohën se kur Mitaj do të jetë sërish i gatshëm për të luajtur në fushën e lojës. Sipas planit të rekuperimit të Al Itihadit, mbrojtësi i majtë pritet të jetë në dispozicion të trajnerit në muajin maj. Kështu ai do të kthehet për përballjen kundër Al Nasërit të Ronaldos dhe do të ketë mundësinë të luajë vetëm 5 ndeshjet e fundit në kampionat me verdhezinjtë.
Një lajm që qetëson edhe stafin e Kombëtares shqiptare, pasi në këtë mënyrë Mitaj do të jetë në dispozicion edhe për ndeshjen kundër Serbisë dhe Letonisë, të cilat do të luhen përkatësisht më 7 dhe 10 qershor.