Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Berisha u paraqit rreth orës 09:00, ndërsa u prit nga militantë të PD, të cilët ndodhen para ambienteve të SPAK.

“Çështja e SPAK dhe keqpërdorimit të tij është pjesë e strategjisë së Ramës për të goditur opozitën. Projekti makabër për një mandat të katërt. Nisi me kallëzimin e Ballës dhe mbahet në këmbë për qëllime politike. Çështja kudër meje dëshmi e standardit të dyfishtë, ndërkohë që mbulohet një mal me fakte për vjedhjet qeveritare”-tha Berisha para gazetarëve në SPAK.