Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Ostren të Bulqizës. Xhelal Mziu, kandidat i PD në Qarkun e Dibrës ka grushtuar punonjësin e njësisë administrative Kalosh Murra. Sipas burimeve të “Tirana News”, mësohet se ngjarja ka ndodhur pas mbledhjes se shtabit elektoral të PD Gollobordë.
“Murra ishte në derën e zyrave të njësisë administrative kur Xhelal Mziu është shkëputur nga grupi dhe ka vrapuar duke grushtuar punonjësin”, thanë dëshmitarë në vendin e ngjarjes.
Policia dhe hetues të SPAK po mbërrijnë në vendin e ngjarjes.

Tirana news.al