Ylli i “Euphoria and Grey’s Anatomy”, Eric Dane ka zbuluar se është diagnostikuar me sklerozë laterale amiotrofike (ALS), forma më e zakonshme e sëmundjes së neuroneve motorike. Teksa ka folur për People , aktori 52-vjeçar amerikan tha se ishte mirënjohës që kishte familjen e tij të dashur pranë vetes ndërsa ka hyr në ketë fazë të jetës.

“Ndihem me fat që jam në gjendje të vazhdoj të punoj dhe pres me padurim të kthehem në grupin e Euphoria javën e ardhshme”, shtoi ai, ndërsa kërkoi privatësi për veten dhe familjen e tij. Dane luan si patriarkun e familjes Jacobs, Cal Jacobs, në shfaqjen e dramës për adoleshentët HBO Euphoria, e cila do të fillojë prodhimin në sezonin e tretë të hënën. Para kësaj, ai ishte ndoshta më i njohur si Dr Mark Sloan në Grey’s Anatomy nga 2006.

Ai gjithashtu luajti Jason Dean në serialet e dramës fantazi Charmed dhe kapitenin Tom Chandler në shfaqjen e dramës aksion The Last Ship, ndërsa u shfaq në filma si Marley & Me, Dita e Shën Valentinit dhe Burlesque.
Ai është i martuar me aktoren dhe modelen Rebecca Gayheart dhe çifti kanë dy fëmijë.