TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i që prej më shumë se dy muajsh mbahet në masën “arrest në burg”, kërkon të lirohet nga qelia.

Veliaj ka kërkuar revokim ose zëvendësim të masës së sigurisë si dhe informacion dy mujor nga Prokuroria e Posaçme lidhur me hetimet që po kryhen ndaj tij sa i përket veprës penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Kërkesa e tij do shqyrtohet të mërkurën nga gjyqtari i hetimit paraprak Erion Bani, i cili firmosi masën “arrest në burg” ndaj Veliajt.