Disa agjenci të OKB-së që ofrojnë ndihma për fëmijët refugjatë dhe njerëzit e tjerë që kanë nevojë për ndihmë ose që janë në rrezik në të gjithë botën, po shkurton vendet e punës. Associated Press bën të ditur ase shkurtimi i ndihmave, por dhe stafit të punës vjen si pasojë e fondeve të cunguara nga SHBA.
OKB paralajmëron se në vazhdohet me këto ritme do të preken rënë ndihmat dhe njerëzit që i “kanë sytë” nga ato në mbarë botën.
Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së pritet që të shkurtojë deri në 30% të stafit të tij. Kreu i Komisionarit të Lartë të OKB-së për Refugjatët tha se do të zvogëlojë selinë dhe zyrat rajonale për të ulur kostot me 30% dhe për të shkurtuar pozicionet e nivelit të lartë me 50%.

Agjenci të tjera si UNICEF, agjencia e OKB-së për fëmijët dhe OCHA, agjencia humanitare e OKB-së gjithashtu kanë njoftuar se planifikojnë që të bëjnë gjithashtu shkurtime që lidhen me ndihmat dhe vendete punës.