Është firmosur marrëveshja për shërbimin shëndetësor shqiptar, e posaçërisht për QSUT dhe Universitetin e Mjekësisë, që do të hyjnë në një partneritet strategjik me qendrën spitalore universitare të ekselencës europiane “San Raffaele” dhe universitetin përkatës “Vita- Salute San Raffaele”.

Më herët gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë si një marrëveshje historike për shërbimin shëndetësor shqiptar. QSUT dhe Universiteti i Mjekësisë tashmë do të hyjnë në një partneritet strategjik me qendrën spitalore universitare të ekselencës europiane “San Raffaele” dhe universitetin përkatës “Vita- Salute San Raffaele”, për t’u kthyer në pjesë integrale të eksperiencës e praktikës së tyre, duke u bërë ofrues të një niveli europian kujdesi dhe edukimi mjekësor.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se synimi është që QSUT-ja të kthehet në pikë referimi për të gjithë Ballkanin. Sipas tij jo vetëm QSUT, por dhe Universiteti i Mjekësisë do u japë mundësinë të gjithë djemve dhe vajzave, jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga rajoni që të studiojnë në një universitet që plotëson standardet europiane.

“T’u japim mundësi të gjithëve jo vajzave dhe djemve nga Shqipëria, por dhe rajoni që të vijnë të studiojnë në Universitetin tonë të Mjekësisë dhe të marrin një diplomë profesionale. Mendoj se stafi do e përqafojë këtë risi, të cilët do fillojnë intesivisht punën”, tha kryeministri Rama.