Nën moton ‘Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS’, socialistët çelin zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit në sheshin Skënderbej. Në mes të skenës janë vendosur edhe 12 yje të cilët përfaqësojnë edhe 12 qarqet e vendit, në secilin prej tyre do të qëndrojë drejtuesit i qarkut së bashkë me kandidatët për deputetë të PS.

Drejtuesi politik i Qarkut Shkodër, Benet Beci, me ekipin e tij kanë hyrë fillimisht me këngën ‘Si ke ndje’, që ishte edhe kënga e fushatës lokale në 2023, ku PS-ja mori fitoren e bashkisë. Pas performancës, Beci është shprehur se beson që PS mund të marrë më shumë se 5 mandate në Shkodër.

“I keni nisur me këtë këngë të fitores së 2023-ës, ‘Si ke ndje zoja Shkodër’. Ishte kënga e zhvillimit. Ajo frymë e zhvillimit ka nisur të shpërndahet kudo: në Pukë, Fushë-Arrës, Vau Dejës, kudo, dhe besoj se fitorja do të jetë më e madhe se në 2023.

Shkodra është kthyer në një kantier ndërtimi, nga hyrja deri në Dukagjin. Shkodra është porta e Europës në Shqipëri. Jo vetëm hyrja e Shkodrës, jo vetëm autostradat, jo kthimi i Shkodrës në qendër rajonale. Besimin që na dha Shkodra.
Së paku me 5 mandate do të jemi për këtë fitore. Shumë faleminderit që Kryeministri ka kthyer kokën nga ne dhe besoj se do të jemi edhe më shumë se 5 mandate në këtë qytet”,-është shprehur Beci.