Në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është hapur zyrtarisht zyra e posaçme ku do të vendosen punonjës të SPAK dhe të Prokurorisë së Përgjithshme, në kuadër të bashkëpunimit mes institucioneve për hetimin e krimit zgjedhor.

Spak 1
Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin institucional për hetimin e krimeve zgjedhore dhe garantimin e integritetit të procesit zgjedhor të 11 majit.

foto galeri foto galeri 12PreviousNext
Përmes kësaj strukture të përbashkët, organet e drejtësisë pritet të jenë më pranë dhe më të shpejta në trajtimin e çdo shkeljeje që mund të ndodhë gjatë fushatës apo ditës së votimit.