Tregjet globale të aksioneve thelluan humbjet të hënën, ndërsa presidenti amerikan DonaldTrumpka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga tarifat gjithëpërfshirëse që kanë tronditur tregtinë globale. tregjet u tronditën më tej pasi Kina njoftoi se do të hakmerret duke vendosur tarifa 34% për të gjitha importet e SHBA.

Nga Avioni i tij Air Force One Kreu i Shtepise se Bardhe deklaroi se ndonjehere “duhet te merrni ilace” duke iu referuar keshtu renies ne bursat boterore ndersa insistoi se vendi i tij do te fuqizohej nga keto tarifa.

Aksionet europiane ranë me gati 5% këtë fillim jave ose e thene ndryshe pesuan nje fshirje te 890 miliarde eurove , teksa të njëjtin trend ndoqën edhe aksionet amerikane. Nën presionin e tarifave, edhe aksionet në tregun aziatik pësuan humbje të thellë.

Ekonomitë aziatike janë edhe ndër më të goditurat nga tarifat reciproke me Vietnamin qëtarifohet në masën 46%, Kinën 34%, Kamboxhia 49%. Këto ekonomi luajnë një rol kyç në zinxhirët e furnizimit të kompanive ndërkombëtare.

Ndërkohë euro pa një rritje të hënën kundrejt dollarit amerikan me 0.6%. Javën e kaluar monedha europiane arriti nivelin më të lartë të gjashtë muajve.

Efektet vijojnë të përcillen në tregjet e naftës pasi çmimet u ulën më tej. Kontratat feature të naftës brentranë me mbi 2 dollarë duke zbritur në 63.5 dollarë për fuçi të hënën. Nafta është ulur me gati 15% përgjatë pesë ditëve të fundit si pasojë e luftës tregtare dhe rreth 30% kundrejt një viti më parë kur njëfuçi kushtonte 90 dollarë.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë dy ekonomitë më të mëdha në botë dhe frika më e madhe është se lufta tregtare do tëçojë në recesion global. Organizmat ndërkombëtar kanë filluar të ulin parashikimet për ecurinë e ekonomisë botërore duke listuar tarifat si rrezikun kryesor.

Edhe tregu i kriptovalutave po luhatet me shpejtësi nga vendosja e tarifave të reja. Bitcoin ra me më shumë se 8% brenda 24 orëve duke zbritur në 76.2 mijë dollarë të hënën.