E ardhmja e Carlo Ancelottit në stolin e Real Madridit është ende e pasigurt, duke parë edhe variantin se italiani mund të marrë edhe drejtimin e ndonjë Kombëtareje. Megjithatë, në një intervistë së fundmi, 65-vjeçari ka deklaruar se më parë ka refuzuar përfaqësuesen e Italisë.

“I thashë jo kombëtares italiane sepse nuk më pëlqente… Më pëlqen shumë të jem në fushë çdo ditë duke u përgatitur për stërvitje dhe ekipi kombëtar më dukej si një punë me kohë të pjesshme që më bëri të humbisja pak pasionin.

Kur më thirri Reali a u befasova? Në të vërtetë, i thirra unë ata. Një vit më parë kisha folur me ta për të parë nëse ata kishin ndonjë lojtar në dispozicion për ne dhe në Everton kishim nënshkruar me James Rodriguez. Vitin tjetër e dija se ata po kërkonin një trajner dhe duke folur me drejtorin, thashë se duhej të merrnin një trajner të mirë”, u shpreh Ancelotti.