Eliminimi nga Champions ka vulosur fatin e Karlo Ancelotit në pankinën e Real Madrid. Në Spanjë, askush nuk ka dyshime. Tekniku do të largohet në fund të sezonit, ndërsa klubi madrilen ka gjetur edhe zëvendësuesin e tij.
Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat iberike, italianin nuk e shpëton as titulli kampion në La Liga, për të cilin duhet të përmbysë kreun e renditjes, që aktualisht I përket Barcelonës.
Për të dalë nga kaosi, që ka përfshirë Realin e Madridit, klubi ka përshpejtuar projektin e tij për sezonin e ardhshëm.
Në pankinë do të ulet Xabi Alonso. Ish mesfushori është I përzgjedhur i Florentino Perez, madje palët kanë arritur edhe një marrëveshje paraprake. Gjithçka do të finalizohet në fund të zeonit, kur Xabi Alonso të mbyllë aventurën e tij me Bayer Leverkusen. Me të në drejtim do të nisë edhe një spastrim në skuadër. Po ashtu, pritet një merkato e rëndësishme në verë, ndërsa afrimi I parë do të jetrë ai i Trent Alexander Arnold.