Drejtësinë e pavarur nga pushteti politik e solli në këtë vend PS me mua në krye”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama ndërsa komentoi reformën në drejtësi, në bashkëbisedimin e tij me ndjekësit në rubrikën “Sy më Sy”.

“Ne kemi dorëzuar te drejtësia “shpatën e ndëshkimit” që i takon drejtësisë. Ajo shpata ishte këtu te zyra ime, dhe përdorej sipas orekseve të kësaj zyre këtu. Ndaj Shqipëria burgosjen e fundit politike e ka në demokraci. U fut në burg me urdhër i pari. Sot këto janë të paimagjinueshme sepse ajo që kam bërë unë me PS është e paimagjinueshme…Nëse sot ka një SPAK dhe një Altin Dumani që meriton respekt dhe solidaritet për të gjitha sulmet barbare që i kanë bërë atij. Drejtësinë e pavarur nga pushteti politik e solli në këtë vend PS me mua në krye. Nëse ne e hodhëm këtë hap, t’i mendon që nuk e dinim që një drejtësi e pavarur do të godiste edhe brenda nesh”, tha ai.

Rama nuk i kurseu kritikat ndaj opozitës, duke u shprehur se vazhdon të jetë me “bufin” në krye dhe se vazhdojnë të qëndrojnë në kënetë.

“Program të detajuar në çdo sektor. Si flisni kështu merret me bufa…Bufin do e shikoni sepse e keni në krye dhe nuk doni ta pranoni që është një buf kënete dhe që jeni në kënetë dhe ndaj reagoni kështu. Mund të ketë një mijë gjëra për të kritikuar. Nuk jeni të detyruar të pëlqeni PS, por të biesh në këtë nivel është shumë rëndë situata është efekti bufi”, tha ai, duke shtuar “Janë bërë 270 mijë legalizimi në më shumë se një dekadë… Ndaj duhet mandati i katërt sepse kush do t’i mbyllë legalizimet, pasi i promovoi ndërtimet pa leje, si një nga mrekullitë e botës. Sot Kamza ka dalë në dritë, ka dalë Bathorja në dritë. Kanë rrugët, kanë kanalizimet…”, tha ai.