Kupa e Italisë mund të shpëtojë sezonin e Milan, por jo pankinën e Sergio Conceiicao.
Trajneri portugez do të largohet nga drejtimi i skuadrës, megjithëse në rast triumfi në finalen kundër Bolonjës do ti jepte kuqezinjve trofeun e dytë në pak muaj, pas atij të Superkupës.

Të sigurta për këtë janë mediat italiane. Sipas tyre, Milan ka që tani një listë të gjatë me kandidatët për të marrë drejtimin e ekipit duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Ajo që bie në sy është fakti, që “Djalli” do të kthehet sërish te shkolla italiane e trainingut, pasi lista trajnerëve të mundshëm kryesohet nga emra të njohur të Serie A.

Ritkhimi i Masimilliano Allegri përflitet prej kohësh tashmë. Tekniku është pa skuadër që pas largimit nga Juventus, ndërsa asnjëherë nuk i ka mohuar zërat që e afrojnë me Milan. Përveç Allegri, mes kandidatëve të tjerë janë shtuar Maurizio Sarri, Roberto De Zerbi dhe Gianpiero Gasperini.

I pari gjithashtu është prej kohësh pa skuadër, ndërsa Milan do t’I mundësonte një rikthim prestigjoz në Serinë A.
Dy të tjerët janë në detyrë, por në fund të sezonit do të ndryshojnë ambjent.

De Zerbi drejton Olimpik Marsejë, por pavarësisht rezultateve pozitive, aventura e tij është shoqëruar me përplasje të forta me drejtuesit e klubit francez.
Ndërkohë, Gasperini ka refuzuar rinovimin e kontratës me Atalanta dhe sipas mediave përtej Adriatikut, kuotat e tij si trajneri i ardhshëm I Milan janë rritur ndjeshëm kohët e fundit.