TIRANË- Gjykata Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokim mase. Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha vijon nën masën e arrestit në shtëpi.

Vendimi u dha nga gjyqtari Engert Pëllumbi.
Jamarbër Malltezi akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprave penale korrupsion aktiv dhe pastrim parash, ndërsa vjehrri i tij, ish-kryeministri i vendit dhe aktualisht kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha për veprën penale korrupsion pasiv.