Kina ka nisur drejt hapësirës tre astronautë për të zëvendësuar ekuipazhin në stacionin e saj hapësinor Tiangong, duke shënuar një hap tjetër në ambiciet e vendit për një mision me njerëz në Hënë dhe për të eksploruar Marsin.

Anija hapësinore Shenzhou 20 u nis sicc ishte planifikuar, duke u ngritur në raketën e njohur të Kinës, Long March 2F, në orën 17:17, sipas kohës lokale. Ajo do të arrijë në Tiangong rreth 6.5 orë më vonë.
Raketa u ngrit nga qendra në Jiuquan, në periferi të Shkretëtirës Gobi, në perëndim të Kinës. Anija hapësinore do të qëndrojë në hapësirë para se të kthejë ekuipazhin aktual.

Stacioni hapësinor Tiangong, i njohur edhe si “Pallati Qiellor”, ka bërë Kinën një konkurrent të rëndësishëm në fushën e hapësirës, veçanërisht që kur ai u ndërtua plotësisht nga Kina, pas përjashtimit të vendit nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare të SHBA. Programi hapësinor i Kinës drejtohet nga Ushtria Popullore Çlirimtare, dega ushtarake e Partisë Komuniste në pushtet.