Monika Kryemadhi ka pranuar masën e sigurisë të lëndë nga gjykata dhe është tërhequr nga kërkesa për shfuqizizimin e masës “detyrim paraqitje”.

“Gjykata ka lënë masën e sigurisë detyrim paraqitje. Monika Kryemadhi kërkoi shfuzimin e kësaj mase. Kryemadhi po hetohet për 3 vepra penale”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Ndaj Kryemadhit po zhvillohen hetime për 3 akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish, në çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA, ku i përshirë është edhe ish-presidenti Ilir Meta që po qëndron në masën e arrestit në burg.