Retrogradi i Mërkurit s’po na lë rehat, dhe disa shenja të zodiakut janë seriozisht në rrezik të bëjnë gabimin klasik: t’i shkruajnë ish-it. Yjet janë në një fazë emocionale dhe nostalgjia po bën namin.

Peshorja – E ndjeshme si gjithmonë, po përjeton çdo kujtim si të ishte dje. Kujdes: një mesazh i pafajshëm mund të kthehet në dramë të plotë.

Akrepi – Ndjenjat e vjetra po ziejnë në heshtje. Mund të dukesh i ftohtë, por brenda teje po luhet një film me titull: “A duhej të isha kthyer?”

Binjakët – E kanë mendjen gjithkund, përveç aty ku duhet. Një “seen” i rastësishëm në një story të vjetër mund t’i rikthejë në spiralen e “po të flas një herë vetëm sa për qejf”.

Gaforrja – Këtë javë ka mall për stabilitetin emocional, edhe nëse ai stabilitet vinte me… 37 mesazhe pas zënkës.

Shigjetari – Nuk e pranon dot që po ndjen mungesën, por universi po të provokon. Nëse sheh ndonjë shenjë “rastësore” nga universi – mos u mashtroni!