Këtë javë yjet kanë humor të paparashikueshëm dhe… po, disa shenja janë në telashe më shumë se të tjerat! Nga drama emocionale, tek surprizat në dashuri dhe lëvizjet në karrierë – ja ç’parashikojnë yjet për ty!
Demi – Mos u habit nëse ndihesh sikur gjithë bota po të teston durimin. Mërkuri i kundërt s’të fal! Kujdes me fjalët dhe… mos u kthe te ish-i!

Luani – Jepu fund pauzave! Është koha të dalësh në skenë dhe të tregosh pse je lideri i zodiakut. Por kujdes: jo gjithmonë arroganca është seksi.
Peshorja – Romanca troket në derë, por ti po bën sikur s’e dëgjon. Pse? Jepi një shans surprizës – mund të jetë më e bukur se ç’pret.
Akrepi – Nëse ndihesh sikur askush s’të kupton, faji është i Plutonit. Lajmi i mirë? Dikush po të vëren nga larg… dhe nuk është rastësisht.
Ujori – Ti i di të gjitha, por këtë javë do të duhet të dëgjosh edhe të tjerët. Ke potencialin për një fillim të ri – veç mos u vetizolo!
Binjakët – Jeta s’është reality show… apo ndoshta është? Jepi më pak zë dramës dhe më shumë fokus planeve të tua. Yjet të mbështesin!