Nisi fushata zyrtare e PS në marshin elektoral të 11 majit. Pas prezantimit të drejtuesve të secilit qark dhe të kandidatëve, fjalën e mbajti kryesocialisti Rama. Ai tha se këneta nuk ka prioritet BE por kthimin e bufit për herë të tretë.

“Këneta thotë se anëtarësimi ynë në BE nuk është prioritet dhe se ai do ndodhë. Por prioritet sipas kënetës është kthimi i bufit për të tretën herë pasi dy herët e para nuk e shkatërroi mjaftueshëm Shqipërinë.

Me kushedi e sa para ka sjellë dhe një Latif nga Amerika, që të kujton atë të fortin e lagjes që qullsi e thërret dhe thotë hajde se po më rrahin. Latifi kishte publikuar një buf dhe një mi dhe kish tëhnë ksuh është miu. Atij, bravo i qoftë se gjën një budalla që paguan tërë ato lekë dhe që ja fut asaj që nuk thuhet ëshët vërtetë të jkesh lindur me këmishë. Për miun ka shumën kandidatë, deri te ai I shkreti nga Kavaja fituesi i primareve të Tiranës që besoi te bufi dhe ai e kullufiti si të ishte një mi. kjo është historia e kënteës, historia joën është gëj tjetër. Dua të përshendes Zamirën, dekanen e Ekonomikut të Vlorës, si vlonjate që nuk bënte dot rolin e miut erdhi dhe u bashkua me ne duke përfaqësuar Vlorën në skuadrën e 11 majit. Erdhi me shumë të rinj e të reja të Forumit Rinor të PD të Vlorës të cilët nuk mund të rrinin në rradhë për tu bërë minj.

Shembulli i Vlorës është shembulli që Vlora historikisht i jep Shqipërisë. Vlora e ndjen e para erën e historisë dhe prandaj të tjera vajza dhe gra demokrate, edhe djemtë e FRPD erdhën se erdhën me të dashurat, por të paktën janë treguar djem të mencur. Unë i siguroj që nuk do bëhen kurrë pishman.”