Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, gjatë një takimi elektoral në zonën e Vranishtit në Devoll, ka prezantuar disa pika të programit ekonomik të koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet”, që u sigurojnë fermerëve mbështetje financiare për zgjerimin e aktivitetit të tyre.
“Do të hapim bankën kombëtare agrare, kapital 100 mln euro për fermerët të cilët do të shkojnë për të marrë kredi të buta deri në 100 mijë euro për të ndërtuar plantacione, që tju ndihmojmë mos tju lëmë në dorë të fajdexhinjve që të mos ju zhvatin”, tha Lapaj.

Më pas ai u ndal tek financimi për plehërat kimikë, farërat dhe fidanë cilësorë si dhe fertilizuesit dhe kristalorë.