Liverpool është zyrtarisht kampion i Anglisë. The Reds fituan 5-1 ndaj Tottenham në “Anfield”, falë këtyre 3 pikëve, matematika i jep leje tifozëve për të festuar.
Mysafirët realizuan të parët me Solanke, por vendasit u treguan të papërmbajtshëm, duke shënuar 3 herë brenda pjesës së parë me Diaz, Mac Allister dhe Gakpo. Në pjesën e dytë realizoi edhe Salah, ndërkaq rezultati u thellua nga autogoli i Udogie.
Kurorëzohet në mënyrën më të mirë të mundshme sezoni i Liverpool, 82 pikë të grumbulluara në 34 ndeshje janë një tregues i qartë.
