Rama: Ju bëj një thirrje nga ky shesh që nuk ka flamuj, përvec flamurim më të bukur në botë, të bëhemi bashkë njësoj si pesë gishtat e dorës, për t’i dhënë të nesërmes ngjyrën e fatit europian të Shqipërisë.

Më 16 maj Europa për herë të parë në histori do ngrejë tendën nën hijen e profetit dhe do ulen në sofër të gjithë udhëheqësit e kontinentin. Ti harrojmë fanelat e tifozllëkut partiakë, të ngrihemi në lartësinë e takimit me historinë që na ka ardhur në derë, dhe mos lejojmë që porta e BE të mbyllet për shkak të përqëndrimit tonë vetëm duke realizuar këtë profeci kombëtare, për të cilën koha nuk pret dhe ndasi nuk pranon do jemi në lartësinë e duhur për historinë.

Duke cuar në vend këtë amanet do jemi të denjë për etërit që na dhanë flamurin, Shqipërinë dhe do meritojnë më në fund, ngazëllimin e tyre që më bukur se kudo shprehet me fjalët e Fishtës. Besojini kësaj profecie, këtij momenti ndryshe, është ndryshe për Shqipërinë tonë të përbashkët. Besojini Shqipërinë 2030 në BE, braktisini profetët e rremë, qeniet qesharake, që ofrojnë barna popullore për problemet tuaja, që mund t’i zgjidhim vetëm së bashku. Sot është koha për këtë besim të lartë. Është një besim shumë i lartë. Është dita që Naimi e pa dhe u ngazëllye kur këndoi, ‘lum kush të rrojë ta shojë zonjë” zonjë bëhet kur ti vendosim mbi kokë kurorën me 12 yjet e europës.