Operacioni stërvitor ndërkombëtar “Flood North Albania”, shënoi dje pikën kulmore me demonstrimin e ndërhyrjeve në ndihmë të banorëve të izoluar, një situatë përmbytjeje. Ky operacion u zhvillua në lumin Buna, në Shkodër dhe përfshinte disa komponentë. Pensionet me Italinë, Rama: Gjithçka ka përfunduar, mbetet vetëm zbatimi administrativ nga shteti italian
Gjatë këtij operacioni u demonstrua një operacion shpëtimi për disa banorë të izoluar nga uji, shpëtimi i personave të plagosur, ndërhyrja për shpëtimin e bagëtive, ndërhyrja për të izoluar pasojat nga përmbytja e një magazine plehrash kimike dhe pesticidesh, etj. Pjesë e stërvitjes ishin edhe helikopterë të ushtrisë shqiptare, të cilët ekzekutuan një operacion delikat shpëtimi të personave që janë duke u mbytur.
Stërvitja ishte e shkallës së gjerë dhe përfshiu edhe shërbimin e urgjencës shëndetësore, forcat e policisë, ushtrisë dhe Kryqin e Kuq. Shqipëria ishte vendi pritës i kësaj stërvitjeje, ku marrin pjesë 13 partnerëve që vijnë nga rajoni i Ballkanit, por jo vetëm.
Kjo stërvitje ka si objektiv të testojë përgatitjen e forcave të mbrojtjes civile në rast përmbytjesh, gatishmërinë e institucioneve vendase si dhe koordinimin mes vendit pritës dhe ndihmës që vjen nga vendet e tjera. Stërvitja është një sfidë edhe nga ana organizative për Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile të Shqipërisë.
Ri-aktivizohet marrëveshja me Italinë, 40 emigrantë nisen sot drejt kampit të Gjadrit
Drejtori i AKMC-së, Haki Çako tha se “ky është një hap shumë i rëndësishëm për të perfeksionuar bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, për të përballuar së bashku fatkeqësitë natyrore”.
Ky projekt është financuar nga DG ECHO, Bashkimi Europian dhe ka filluar që në Janar të vitit 2024 dhe përfundon në Dhjetor 2025 dhe lider i tij është Agjencia Kombëtare e Mbrotjes Civile të Shqipërisë. dhe në këtë partneritet janë përfshirë, përveç Shqipërisë edhe Mali i Zi, Kosova, Greqia, Italia, Qipro, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.