Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres ka reaguar së fundmi për luftën në Sudan. Vendi po përballet me një krizë të madhe dhe se civilët janë ato që po paguajnë pasojat.

Raportohet se brenda një jave janë vrarë mbi 400 civilë. Gjithashtu Guterres dënoi bombardimet dhe sulmet ajrore, që goditën jo vetëm objektivat ushtarake, por edhe tregjet, spitalet dhe shkollat, thuajse të gjithë infrastrukturën e vendit.

“Afro 12 milionë njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre, duke shënuar krizën më të madhe të zhvendosje në botë. Ndërsa 25 milionë njerëz po vuajnë nga uria”, tha mes të tjerash ai.