Një person është qëlluar dhe vrarë nga policia në stacionin e trenit të Milton Keynes, në Mbretërinë e Bashkuar. Policia e Thames Valley dhe Policia e Transportit Britanik u njoftuan për një burrë që po mbante një armë zjarri.

Oficerët e armatosur të policisë morën masat e menjëhershme duke negociuar me të riun, por ai tentoi të hapte zjarr ndaj policët reaguan duke qëlluar me armë. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ai ndërroi jetë.