Thomas Strakosha është kthyer në një temë diskutimi në mediat greke, veçanërisht kur vjen momenti për të analizuar AEK. Shumë media greke ngrenë pyetje dhe diskutime sesi mundet që AEK të vazhdojë në sezonin e ardhshëm duke lënë në stol një portier që fiton 2 milionë euro.
Portieri shqiptar ka bërë disa gabime gjatë këtij edicioni dhe vendin e tij e ka marrë Brignoli. Megjithatë nëse vazhdon që të qëndrojë si zëvendësues te AEK, atëherë skuadra greke do të ketë një shpenzim të madh dhe nuk e ka këtë luks, veçanërisht për një lojtar që ka ende katër vite kontrat.
Kontrata e Strakoshës është “jashtë normale” për standartet e futbollit të Greqisë dhe sidomos kur flitet për portierë. Shto këtu edhe faktin se tani po qëndron në stol, mediat në Greqi tregojnë se drejtuesit e AEK duhet t’i japin një zgjidhje edhe këtij problemi pasi është kryesori për t’u diskutuar sesi mund të zgjidhet.