Rama: Në korrik 1284, një dikush i ka lënë kujtesës europiane këtë kumt. Dëgjova një zë gjëmues mbi male në gjuhën arbërore. Unë jam zëri që thërras në shkretëtire thuhet në bibël, dhe sa të bukur janë hapat mbi male thuhet në librin e shenjtë. E pra nga malet u dëgjua më shumë se 700 vite më parë zëri gjëmues i arbëroreve duke i shpallur europiane se ishin filizi gjithmonjë i njomë mes kombeve të saj të plakura. Nuk kam ardhur sot t’ju marr përdore për t’ju zhytur në legjenda por për t’i shkuar pas drejt tokës së Europës profetit tonë kombëtar, që më pas rilindasit tanë na e konfirmuan si amanet përmes një odiseje të pafund dhe sot fati na ka zgjedhur ne për ti dhënë shtysën e fundit gurin të barazisë duke e vënë në këdin e ndërtesës europiane ku do ngjisim edhe flamurin më të bukur në botë. Duke iu dhënë e tëra, pikërisht asaj Europe dhe duke u ndjerë e saja në të gjithë tërësinë e vet. Packa se në shumë kohë Europa nuk e ndjeu të sajën, Shqipëria ka fshehur brenda vetes thelbin e vet perëndimor gjatë cdo persekutimi ta nxjerrë të gjallë nga izolimi më i egër dhe ta ktheje në fuqinë më të pandalshme. Shqipëria mund t’ia dalë përmes shtet bërjes sonë unikale. Populli shqiptar ka dhënë pa kursyer për të bërë Europën edhe kur vetë Europa ishte e mbytur nga mosbesimi. Dhe është zëri gjëmues mbi malet e para klithmë për të dëshmuar arbërorin me trup dhe shpirt në zemër të Europës.

Më 1308 dhe më 1332 murgj që historia i ka regjistruar si anonimë, me një entuziazëm të pashoq shkruajnë se ky popull mezi pret të solidarizohet me përëndimorët dhe po me atë zë gjëmues në male profeti ynë Gjergji i bën të qartë edhe asaj Europe se cmimin për të qenë pjesë e familjes së cilës I përket arbërori e përcakton vetë, jo si i përkëdhelur i fatit por për të qenë gur i rëndë në vendin e vet. Sot është dita, ky është muaji, kjo është dekada e ardhjes së fatit europian të Shqipërisë në dorën tonë, ku si asnjëherë më parë BE ka shkuar përtej fjalëve, përtej premtimeve dhe ka hapur portën duke na dhënë një afat për të nënshkruarje marrëveshjen e hyrjes në 2027. Tamam në këtë vit, kur rrëmuja e re gjeopolitike paralajmëron kohë më sfida përpara nuk mundet ta humbasim takimin me historinë për mustaqet e kujtim Gjuzit.