Për deputetin socialist Pandeli Majko, Rama është i nevojshëm për socialistët. I ftuar në programin ‘Real Story’ Majko u shpreh se Rama vjen nga një prej familjeve më të vjetra politike dhe se gabimet e kundërshtarëve kanë qenë pikërisht nënvlerësimi që i kanë bërë liderit socialist.
“Realitetin Rama e kam pranuar qëkur u bë kryetar i PS. Ishte një bashkëjetesë e natyrshme në një parti mes asaj që ishte dhe asaj që po vinte. Pas disa vitesh duhet të pranoja që isha pjesë e asaj që ishte. Mendoj që përshtatje e listave të PS në thelb tregoi që një nga gabimet e kundërshtarëve të Ramës ishte që e nënvlerësuan. Personi që thoshte nëpër takime që nuk është politikan, përfaqëson një nga familjet më të vjetra politike.
Dhe brenda PS e nënvlerësuan, madje thanë që do e mbyllte karrierën e tij me humbjen e 2007. Nga lufta vijmë, nga lufta shkojmë dhe tjetër fat nuk kërkojmë. Politika nuk kërkon cilësitë, por nevojat. Mendoj që Rama hynë te njerëzit e nevojshëm për PS. Votat do të tregojnë a jam i nevojshëm. “