Profesori rumun i Universitetit të Bukureshtit solli ekspoziten fotografike në Korçë, duke ndjekur gjurmët e Vellezerve Manaki për vendbanimet e vllehëve në Ballkan, nga fillimi i shekullit të njëzetë deri më sot. Në më tepër se 100 fotografi, një pjesë e të cilave foto dokumentare, të realizuara nga Janaqi dhe Milton Manaki, profesori Catalin Constandin i risjell këto fotografi vendesh në gjendjen aktuale. Një teknikë e njohur kjo rifotografimi nga i njëjti kënd dhe pozicion i një objekti apo vendi për të krahasuar transformimet në kohë. Konstandin sjell në këtë ekspozitë transformimet një shekullore që kanë pësuar vendbanimet vllehe si në Rumani, Greqi e Maqedoni e Veriut.

‘Është ekspozita ime e parë këtu në Korçë, por jo vizita ime e parë këtu. Ekspozita është rreth fshatrave të Ballkanit. Zbulova rastësisht pak kohë më parë që në një arkivë të Bukureshtit kemi të ruajtura fotografi shumë të vjetra dhe të rëndësishme të realizuara nga dy prej fotografëve dhe kineastëve më të njohur të Ballkanit, vëllezërit Manaki. Ata kanë lindur në fund të shek 19 teksa këtu ishte perandoria osmane në një fshat të Greqisë dhe kaluan shumë kohë duke fotografuar fshatrat e Ballkanit në Greqi, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Rumani ku edhe kanë fotografitë. Nga Bukureshti ku ata u bënë fotografët personalë të mbretit rumun shkuan drejt Parisit dhe Londrës, aty ku blenë një kamera dhe më pas u kthyen në fshatin e lindjes ku realizuan filmin e parë të xhiruar në Ballkan gjatë sundimit të perandorisë osmane. Ekspozita ime bën bashkë fotografitë e fshatrave arumunë në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Greqi dukw krahasuar të shkuarën me të tashmen. Ajo titullohet “Përtej të djeshmes” dhe përmban më tepër se 100 fotografi, ku kam përzgjedhur një pjesë të tyre. Ishte një udhëtim i veçantë, i gjatë që mori 8 vite kohë pasi fotot nuk kishin emra të vendeve, por thuhej vetëm fshatra arumunë në Ballkan dhe unë kam udhëtuar me këto fotografi në duart e mia për të zbuluar vende të panjohura.’

Punës tetëvjeçare në ndjekje të gjurmëve të nomadeve vllehë të ballkanit, i janë shtuar dhe vendbanime shqiptare.Për profesoreshën e Universitetit Fan Noli, Daniela Stoica, në këto gjurmime shihen transformimet që kanë pësuar këto vende duke evidentuar ndryshimet që ka pësuar për një shekull vetë Ballkani.

‘Vellezerit Manaki, njihen si pioneret e fotografise dhe filmit ne Ballkan. Fondi i tyre eshte mbi 17 nije fotografi te bera ne 120 vende, thuajse ne te gjithe Ballkanin. Kurse ne film kane fiksuar ngjarjet me te rendesishme ne pjesen e rumelisë, pjesa ballkanike e Perandorise Osmane. Ne arkivin e tyre nuk mungojne as foto dhe sekuenca filmike nga Shqiperia, kryesisht rajoni i Korçes, i cili ne atë kohë ka qenë nën administrimin e Vilajetit te Manastirit, ku dhe jetonin Janaq dhe Milto Manaki.Ekspozita u hap në Universitetin e Korçës, në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin e Bukureshtit.’