Kryesocialisti Rama po vijon turin e tij elektoral në qytetet e Shqipërisë, në javën e dytë zyrtare të fushatës elektorale.
Rama ndodhet në Berat në një takim me fermerët për zhvillimin e bujqësisë në zonat rurale.

“Të gjithë ata që duan të nisin një sipërmarrje, të marrin kredi me 70 për qind kolateral të garantuar nga shteti dhe me normë interesi më pak se 3 për qind. Ne përmes AZHBR e shoqërojmë këtë process dhe mbështesim këdo që ka nevojë për asistencë.
Nënshkruam marrëveshje me bankën që kanë qenë të ngurta, por në këtë rast bankat janë të gatshme dhe kanë nisur fushata informuese sepse ëhstë qeveria që garanton. Bashkarisht të ngremë më tutje nivelin e prodhimit, përpunimit dhe eksportve. Kemi objektiv të kalojmë në 1 miliardë eksporte, kemi gjysmë miliardë deri më tani dhe është ambicioz edhe një gjysmë miliardi tjetër. “