Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në Shkodër, theksoi arritjet e qeverisë në këtë bashki gjatë dy viteve të fundit, ku u shpreh se periudha e fundit ka qenë më e suksesshmja në aspektin ekonomik.

Rama: Dy vite më parë na e dhatë mundësinë dhe në dy vjet kemi bërë për Shkodrën atë që nuk është bërë në të gjitha vitet e tjerë atë marra së bashku. Vjet nga të gjitha të dhënat ekonomike, ka qenë viti më i mirë i Shkodrës, sepse Shkodra ka filluar të bëhet një atraksion turistik, ku nuk janë thjeshte ca turistë që kapërcejnë këtu gjysmë dite, por vijnë për Shkodrën.

Ka shume për të bërë akoma, sepse në qytet e tjera kemi punuar më shumë për një kohë më të gjatë, këtu kemi vetëm dy vite. Kemi vullnetin për ti dhënë Shkodrës më shumë.

Nëse doni që Shkodra të dëgjohet më shumë, keni mundësinë të dërgoni më shumë zëra në Parlament. Çfarë do bëjnë ata të kënetës. Imagjino, kanë rikthyer prapë atë, si e ka ai, që ishte, Bardh Spahia. Imagjino, kthe xhaketën mbrapsht, ktheje prape nga e para, prapë mbrapsht, dhe thuaj se merre që është e re. Xhaketat më të konsumume i kanë sjellë këtu, edhe nga jashtë Shkodrës dhe nga brenda. Çfarë do bëjnë ata? Çfarë kanë në dorë ata? Asgjë!