Nuk ka më të vështirë sesa kjo garë. Paris-Rube cilësohet si “Mbretëresha e kalldrëmit”, dhe si klasikja më sfiduese në kalendarin vjetor të çiklizmit, dhe ai që cilësohet si mbreti I sotëm I këtij sporti, mbeti pa kurorë në Francë.
Tadej Pogaçar u detyrua të kënaqej me vendin e dytë, ndërsa kampion përsëri doli një fytyrë e njohur.
Holandezi Matjë van der Pël në moshën 30-vjeçare ia doli për herë të tretë radhazi, padyshim në fitoren më të vështirë që ka arritur ndonjëherë.
Pogaçar, fenomeni I çiklizmit nga Sllovenia, fitues I Turit të Francës dhe I Xhiros së Italisë, triumfoi javën e kaluar në Turin e Flandrës, dhe e deklaroi hapur objektivin, veçse pati një minus.
Për 26-vjeçarin ky ishte një debutim, hera e parë që provonte një Paris-Rube.
Favoriti holandez dhe sfidanti I tij u shkëputën kur duheshin 45 kilometra deri në përfundim, dhe suksesi do të ishte çështje dyshe.
Gjithsesi, Pogaçar u rrëzua në një kthesë 38 km para cakut, ndërroi biçikletën, dhe mbeti prapa.
Van der Pël I përshkroi 259.2 kilometrat në 5 orë, 31 minuta e 27 sekonda, ndërsa kampioni I madh slloven mbeti 1 minutë e 18 sekonda prapa.
Pas tyre, danezi Mats Pedersen.
Çiklisti nga Holanda barazoi legjendën Edi Merks me tri fitore në Paris-Rube, por edhe emra të shquar si Mozer, Van Loj etj., me tri suksese radhazi
Përpara tij mbeten vetëm dy belgët, De Vlemink dhe Tom Bonen me nga 4 triumfe.I’m