Volodymyr Zelenskyy tha se dy ushtarë kinezë janë kapur gjatë luftës në Ukrainën lindore.
Ai theksoi se forcat e tij ishin përballur me gjashtë ushtarë kinezë dhe dy prej tyre u kapën për tu burgosur. Ai shtoi se kishte urdhëruar zyrtarët që të kërkonin një shpjegim nga Pekini.

“Ne kemi informacion që ka shumë më tepër qytetarë kinezë në njësitë e pushtuesve sesa vetëm dy. Tani po zbulojmë të gjitha faktet,” shtoi ai.

Kina është aleate e Rusisë dhe është akuzuar për ndihmën e saj në luftën e Rusisë në Ukrainë, megjithatë Pekini ka mohuar vazhdimisht akuzat se ka furnizuar forcat e Kremlinit me armë.