Florjan Pullazi, kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Tiranë, theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe progresit për Shqipërinë. Ai e vlerësoi Bashkimin Evropian për njohjen e përpjekjeve të Shqipërisë në menaxhimin e financave publike dhe rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Pullazi shprehu besimin se më 11 maj shqiptarët do të ofrojnë mbështetje masive për Partinë Socialiste, duke siguruar kështu një të ardhme më të mirë për vendin dhe një hap të mëtejshëm drejt integrimit në BE.
Florjan Pullazi: BE e ka cilësuar Shqipërinë si vend që ka menaxhuar financat publike. Sot prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur. PS garanton vazhdimin e reformave dhe punëve të mira për Shqipërinë. Shpresoj që më 11 maj, shqiptarët të japin një mbështetje të madhe për PS. Në fund, ta marrim edhe pasaportën e BE, që të kemi lehtësira.